Vetëm pak javë pas marrjes së detyrës si drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Donjeta Bali është larguar nga ky post.
Ajo u emërua në krye të QSUT më 29 maj, duke zëvendësuar Alma Canin, e cila gjithashtu u largua me dorëheqje pas një periudhe 14-mujore në këtë funksion.
Burime bëjnë me dije se në vend të Balit është caktuar ish-deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho.
Spaho pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e QSUT në muajin shtator.