HomeEkonomiPlotësoni formularin për çdo shumë mbi 10 mijë euro/Doganat: Gjoba për mosdeklarimin...

Plotësoni formularin për çdo shumë mbi 10 mijë euro/Doganat: Gjoba për mosdeklarimin e parasë fizike në kufi

Me rritjen e fluksit të qytetarëve në pikat kufitare, shtohen edhe problematikat sa i takon kalimit me shuma të larta monetare të padeklaruara, duke shkelur kështu legjislacionin në fuqi.

Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, u bën apel të gjithë udhëtarëve që hyjnë apo dalin nga Shqipëria, se duhet të deklarojnë pranë Doganës çdo shumë mbi 10,000 euro ose kundërvlerën e saj: para në dorë, metale të çmuara, gurë të çmuar apo sende me vlerë.

Deklarimi kryhet nëpërmjet formularit për raportimin e transportit të vlerave në kufi (RTVK) i cili plotësohet online pranë zyrave doganore në Pikat e Kalimit Kufitar, përpara kontrollit të pasaportës nga autoritetet e Policisë dhe Autoritetet e Sigurisë. Nuk ka rëndësi mënyra e udhëtimit, e cila mund të jetë me avion, anije, makinë, motor, biçikletë, këmbë.

Plotësimi i formularit është falas, por duhet të shoqërohet me dokumente justifikuese të burimit të të ardhurave.

Po ashtu nuk ka rëndësi ku mbahen vlerat monetare: në çantën e dorës, në bagazhe, në mjetin me të cilin udhëtohet apo nëse mjetet monetare janë apo nuk janë në pronësinë e udhëtarëve.

Referuar legjislacionit në fuqi mosdeklarimi apo deklarimi i rremë ndëshkohet me gjobë dhe, në disa raste, trajtohet sipas Kodit Penal.

Konkretisht, për shumat nga 10 000 – 19 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 20 mijë lekë për herën e parë, 10 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 30 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera;  për shumat nga 20 000 – 49 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 40 mijë lekë për herën e parë, 20 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 40 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera; për shumat mbi 50 000 euro ose kundërvlera e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 60 mijë lekë për herën e parë, 30 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 50 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera.

Gjobat aplikohen për mosdeklarim në kufi

Vlera e padeklaruar      Masa e gjobës fillestare      Përsëritja e shkeljes

10.000 -19.999 euro      20 mijë lekë                      10-30% e vlerës së fshehur

20 000 – 49 999 euro    40 mijë lekë                      20-40% e vlerës së fshehur

Mbi 50 000 euro           60 mijë lekë                      30-40% e vlerës së fshehur

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular