HomeBotaSHBA tërhiqet nga UNESCO, e akuzon për qëndrime përçarëse kundër Izraelit. Do...

SHBA tërhiqet nga UNESCO, e akuzon për qëndrime përçarëse kundër Izraelit. Do të hyjë në fuqi më 31 dhjetor 2026

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sot tërheqjen e tyre të re nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), duke e akuzuar atë për promovim të çështjeve “përçarëse” dhe për paragjykim të vazhdueshëm ndaj Izraelit, një nga aleatët kryesorë të Uashingtonit.

Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, reagoi menjëherë duke shprehur keqardhjen për vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Pavarësisht se është një lajm i trishtueshëm, kjo ishte një lëvizje e pritshme dhe UNESCO është përgatitur për një skenar të tillë,” thuhet në deklaratën e saj.

Kujtojmë se edhe në tetor të vitit 2017, gjatë mandatit të tij të parë, Trump kishte vendosur tërheqjen e SHBA-së nga organizata.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, deklaroi se vazhdimi i pjesëmarrjes së SHBA në UNESCO “nuk është në interesin kombëtar”.

Sipas saj, organizata ka promovuar axhenda ideologjike dhe çështje kulturore që thellojnë ndarjet sociale, si dhe ka përqendruar vëmendjen në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së – të cilat, sipas administratës Trump, përfaqësojnë një agjendë globaliste që nuk përputhet me prioritetet e politikës së jashtme amerikane, “America First”.

Bruce shtoi gjithashtu se “vendimi i UNESCO-s për të pranuar ‘shtetin palestinez’ si anëtar të plotë ka qenë thellësisht problematik, në kundërshtim me politikën e SHBA-së dhe ka nxitur një diskurs armiqësor ndaj Izraelit brenda organizatës.”

Tërheqja e SHBA nga UNESCO do të hyjë në fuqi më 31 dhjetor 2026.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular