Nga Sabah Sheta
Këto ditë kemi parë shpesh në publik kryeministrin të jap ultimatume për dorëheqje të drejtorëve në bashki, administratorëve dhe nënkryetarëve të bashkive në vend. Shohim të jap urdhëra për lirimin e hapësirave publike e teksa shemben mjaft strukturave të bar-restoranteve si shtesa pa leje, e siç duket propoganda është të tregohet që po punohet dhe bëhet shtet!
Spektakli mbetet i tillë sa kohë nuk ka rezultate konkrete ose rrugës deformohet qëllimshëm.
A nuk ndodhi kështu me procesin e rindërtimit? Sa dalje publike qeveritare kemi patur, sa vizita kryeministrore në kantieret e Rindërtimit janë pasqyruar në media dhe rrjetet sociale?
Sa inagurime dhe premtime kemi patur se familjet e dëmtuara nga tërmeti më në fund do të mund të strehoheshin dhe t’i gëzonin shtëpitë e ngritura nga qeveria në bashkëpuim me donatorë dhe fondet e BE.
Kruja është dëshmitarja e premtimeve boshe, e spektaklit, por dhe e dhunimit të së drejtës së banorëve për t’u strehuar pas tërmetit shkatërrues, fatkeqësisë natyrore që la jashtë qindra familje.
E ndërsa sot flitet për shkatërrim të ndërtimeve pa leje, fati e do që ende procesi i rëndërtimit të jetë në proces dhe qytetarët e Krujës të lusin zotin që kryeministri të vë dorën në zemër që t’u jap çfarë iu ka premtuar dhe iu takon. Askush nuk arrin të kuptoj faktin se përse 6 vjet nga tërmeti nuk i është dhënë zgjidhje këtij problemi mjaft të madh për vëllezërit e mi krutanë.
Apeli është që të lihet spektakli dhe t’i jepet zgjdhje problemit. Qytetarët e Krujës të futen në shtëpitë e tyre dhe mos të luhet më me dinjitetin e tyre.