Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, zhvilloi sot një takim në Ramallah me zëvendëspresidentin e Autoritetit Palestinez, Hussein al-Sheikh, ku diskutuan mbi situatën e rënduar në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.
Ky takim është me rëndësi të veçantë, jo vetëm për përmbajtjen e diskutimeve dhe mesazhin që Uashingtoni po u dërgon të gjitha palëve në lidhje me luftën në Gaza dhe tensionet në Bregun Perëndimor, por edhe sepse për herë të parë, zyrtarë të lartë palestinezë pranojnë të takohen me një ambasador amerikan në Izrael në qytetin e Ramallahut.
Gjatë presidencës së Donald Trump, Autoriteti Palestinez refuzonte çdo kontakt me ambasadorin e atëhershëm David Friedman.
Ky takim shihet si një hap i parë diplomatik për të hapur rrugën drejt bisedimeve për përfundimin e luftës në Gaza dhe tërheqjen e forcave izraelite edhe nga Bregu Perëndimor. Megjithatë, Hamas vazhdon të refuzojë propozimin më të fundit të SHBA-ve për një armëpushim 60-ditor, që është përgatitur prej javësh nga delegacioni amerikan në Katar.