HomeKronikeBledar Spahiu, zjarrfikësi që humbi jetën në aksident teksa po shkonte për...

Bledar Spahiu, zjarrfikësi që humbi jetën në aksident teksa po shkonte për të fikur zjarret në Lurë

spot_img

Personi në foto është Bledar Spahiu, 43 vjeç, i cili humbi jetën sot në aksident në rrugën e Arbrit.

Sipas raportimeve, Bledari ishte nisur drejt Peshkopisë, ku do të bashkohej me forcat zjarrfikëse që po punojnë për të shuar flakët në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe punonjës i repartit zjarrfikës në Dibër.

Fillimisht ai u dërgua me plagë të shumta në Spitalin Rajonal të Dibrës, por për shkak të përkeqësimit u nis me urgjencë për në spitalin e Traumës.

Fatkeqësisht ai nuk mundi t’i mbijetonte lëndimeve që mori, dhe ndërroi jetë rrugës për në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular