HomeEkonomiBlerjet online dhe dërgesat postare nga jashtë/Ja çfarë duhet të dini për...

Blerjet online dhe dërgesat postare nga jashtë/Ja çfarë duhet të dini për kufirin e pataksueshëm

Në një kohë kur blerjet online janë bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, Dogana Shqiptare bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale për qytetarët që porosisin mallra nga jashtë për kufirin e përjashtuar nga detyrimet doganore.

Sipas njoftimit zyrtar të Doganave Shqiptare, janë përcaktuar dy pragje të ndryshme që përjashtohen nga pagesa e detyrimeve doganore:

22 € për blerje online nga jashtë vendit. Ky kufi llogaritet vetëm mbi vlerën e mallit, pa përfshirë kostot e transportit dhe sigurimit. Ndërsa 45 € për dërgesat postare nga individë jashtë vendit, pa përfshirë koston e transportit.

Ndwrsa mbi këto vlera aplikohet detyrimisht deklarim doganor dhe pagesa taksash. Deklarimi bëhet automatikisht nga operatorët postarë, të cilët mund të tarifojnë për këtë shërbim, këto tarifa nuk janë pjesë e detyrimeve doganore.

Nëse vlera e produktit të porositur kapërcen kufijtë e mësipërm, zbatohen detyrimisht procedurat e deklarimit doganor dhe pagesa e taksave përkatëse. Kjo do të thotë se, në momentin që pakoja mbërrin në Shqipëri, ajo i nënshtrohet kontrollit dhe taksimit nga autoritetet doganore.

Individët duhet të kontrollojnë gjithmonë vlerën e mallrave përpara se të bëjnë një blerje nga jashtë. Nëse pranoni një pako nga një mik apo i afërm nga jashtë, sigurohuni që vlera reale e dërgesës të jetë nën 45 €, për të shmangur vonesa apo tarifa shtesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular