Një automjet ka përfunduar në një lokal në hyrje të qytetit mbrëmjen e kësaj të marte në Fushë Arrëz.
Burime bëjnë me dije se nga përplasja është lënduar e zonja e lokalit dhe dy gra të tjera, të cilat ishte ulur në karriget e ambientit të jashtëm të lokalit momentin kur makina ra mbi lokal.
Të treja janë transportuar drejt spitalit te Pukës dhe për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit F. R është shoqëruar në Polici. Dyshohet se mjeti lëvizte me shpejtësi kur humbi kontrollin.