HomePolitike“Non grata” e Berishës, Bejko: SHBA pastroi klasën politike të Shqipërisë dhe...

“Non grata” e Berishës, Bejko: SHBA pastroi klasën politike të Shqipërisë dhe riformoi drejtësinë. Tërheqja, i lë drejtuesit politikë pa frena

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Roland Bejko ka diskutuar rolin e SHBA-së në zhvillimet politike në Shqipëri dhe ndikimin e saj në demokraci.

Bejko theksoi se Amerika ka luajtur një rol të rëndësishëm, duke mbështetur vendin edhe në periudha të vështira, si ajo e izolimit nën Enver Hoxhën. Sipas tij, në mungesë të mbikëqyrjes së SHBA-ve, liderët shqiptarë mund të shndërroheshin në “banditë”.

Bejko gjithashtu ka komentuar ndikimin e “Non gratës” së Berishës dhe ka theksuar se, pavarësisht përpjekjeve për të pastruar klasën politike, PD dhe Berisha, sipas tij, nuk do të kenë më një rol kyç në vendimmarrjen politike.

“Për partitë politike dhe për demokracinë në veçanti roli i SHBA-ve ka qenë shumë i rëndësishëm. Edhe kur Enver Hoxha izoloi Shqipërinë, Amerika ka qenë atje, pavarësisht se ne nuk e dinim. Nëse le drejtuesit pa tutelën e SHBA-ve do i shikosh të sillen si banditë. Tani jemi në dorë të Ramës i cili i ka të gjitha pushtetet dhe nuk më nevojë për SHBA.

Kemi ngelur në dorën e një individi. Dukej sikur me ndërhyrjen amerikane do të pastrohej klasa politike shqiptare e kam fjalën me “Non gratën” e Berishës, Tërheqja e tyre nuk është se do i bëjë më të fortë, por agonia e këtyre do të zgjasë. Një ishe drejtësia e cila po na dukej sikur po merrte formën e një pushteti të pavarur. Berisha nuk është më faktor politik dhe fenomen politik. PD mund dhe Berisha mund të jenë në parlament dhe të kenë fjalën e tre, por nuk do të merren parasysh”, tha analisti Roland Bejko./abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular