Pronari i rrjetit te lokaleve, “Stockholm”, Ferhat Kaja akuzohet se ka dhunuar brutalisht biznesmenin konkurrent Laert Kasaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës (22 Korrik) tek Kompleksi “Delijorgji”.
Sipas burimeve, pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja, si edhe një person tjetër i afërm i tij, Oltian Kaja, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
Autorët mësohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit “Delijorgji” ku ndodhi ngjarja dhe ku ndodhet restoranti i Laert Kasajt.
Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”. Mesohet se shkak i sherrit ka qene aksioni i lirimit te hapsirave publike, ku Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit, hoqi tendat e lokaleve dhe strukturat metalike te vendosur prej bizneseve.
Dyshohet se shkak per sherrin ka qene denoncimi i Laert Kasajt ndaj biznesit te Ferhat Kajat, pikerisht per zaptimin e hapësirës publike.
Per kete ngjarje Policia ka reaguar me nje njoftim te shkurter vetem pas 2 ditesh kur çeshtja eshte bere mediatike, teksa e cileson ngjarjen si te ndodhur per motive te dobeta.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2: Shpallën në kërkim shtetasin Ferhat Kaja, 31 vjeç dhe Oltian Kaja, 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe Laert Kasaj, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi policia.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar.
Nderkohe qe JOQ ka publikuar nje video nga momenti i perplasjes.