Dje u luajtën 13 ndeshjet e para për turin e dytë të Ligës së Kampionëve. Në total u shënuan 33 gola.
Fitore morën Shkëndija, KuPS, Crvena Zvezda, Ferencvarosh, Kopenhagen, Dinamo Kiev, Servete, Malmo, Slovan Bratislava, Lek Poznan dhe Rejnxhërs.
Vetëm dy ndeshje u ndanë në barazim, pikërisht Pafos-Makabi Tel Aviv dhe Rijeka-Ludogorets. Drita humbi përballë Kopenhagenit, që gjeti dy herë golin nga penalltia.
Rezultati më i thellë i mbrëmjes ishte fitorja 7 me 1 e Lek Poznan përballë Breidablik. Këto të fundit eliminuan Egnatian pas goleadës 5 me 0 në Islandë. Sfida e vetme pa gola ndërkohë rezultoi mes Rijekës dhe Ludogorets.
