HomeEkonomiTABELA/Cili qark ka më shumë mjete bujqësore? Fier dhe Korça kryesojnë, Dibra...

TABELA/Cili qark ka më shumë mjete bujqësore? Fier dhe Korça kryesojnë, Dibra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët

Për vitin 2024, Shqipëria shënon rritje të dukshme në përdorimin e mjeteve mekanike për bujqësinë, me një total prej 34 mijë njësish, përfshirë traktorë, minitraktore, makina mbjellëse dhe autokombajna. “Scan Intel” ka sjellë një pasqyrë të detajuar të ndarë sipas qarqeve, e cila tregon dinamiken e sektorit bujqësor në të gjithë vendin dhe zhvillimet që po ndodhin në territor.

Për sa i përket përhapjes së mjeteve mekanike, Fieri dhe Korça janë dy qarqet që zënë vendin e parë në numrin e mjeteve. Fieri, një rajon me një histori të pasur bujqësore, ka regjistruar 3,141 traktorë me rrota dhe 1,354 minitraktorë, që e pozicionon atë si një nga qarqet më të zhvilluara në fushën e bujqësisë. Korça gjithashtu është një nga qarqet me performancë të lartë, me 1,624 traktorë dhe 1,223 minitraktorë, duke nxjerrë në pah fuqinë e sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Ndërkohë, qarqet Dibër dhe Kukës regjistrojnë numra më të ulët të mjeteve bujqësore. Dibra, ka vetëm 321 traktorë me rrota dhe vetëm 49 minitraktore, ndërsa Kukësi është më i ulët me vetëm 313 traktorë dhe 164 minitraktore. Këto të dhëna mund të pasqyrojnë një përdorim më të kufizuar të mekanizimit në krahasim me qarqet e tjera, ndoshta për shkak të kushteve të ndryshme gjeografike dhe infrastrukturës më të kufizuar.

Në nivel kombëtar, traktorët me rrota janë instrumentet më të zakonshme bujqësore, me gjithsej 10,632 njësish të regjistruara në të gjithë Shqipërinë. Makina mbjellëse dhe minitraktoret gjithashtu përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të mjeteve mekanike bujqësore, me 4,362 makina mbjellëse dhe 6,168 minitraktore që shërbejnë në fushat e bujqësisë. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular