HomeRajoniFOTOT/Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova kurorëzohet në martesë

FOTOT/Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova kurorëzohet në martesë

Teuta Rugova, vajza e vetme e ish-presidentit  të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ka celebruar dashurinë në martesë.

Ajo dhe Agron Xheloshaj, djali i politikanit shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshajt, janë celebruar në rezidencën e familjes Rugova në Prishtinë nga kryetari i komunës, Përparim Rama.

Lajmi është bërë me dije nga kunata, Blerina Kllokoqi Rugova, që  ka ndarë disa foto dhe më pas një postim ku uron çiftin.

“Teuta & Agron,

Urime për këtë hap të bukur e të bekuar që po e merrni bashkë! Martesa është udhëtim, jo destinacion. E ju, me dashurinë që keni, do ta bëni këtë udhëtim me shumë forcë, kuptim dhe lumturi. Urime martesa!”, shkruan ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular