HomeEkonomi“Çdo shqiptar do të sigurojë shtëpinë nga tërmeti”/Si do llogaritet primi? Rreth...

“Çdo shqiptar do të sigurojë shtëpinë nga tërmeti”/Si do llogaritet primi? Rreth 2% e dëmeve do të paguhen nga vetë pronari

Çdo familje do të sigurojë shtëpinë nga tërmeti. Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj që e bën të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmetet.

Ky projektligj është hartuar me mbështetjen e Bankës Botërore dhe synon që të përmirësojë sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke siguruar një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe reduktuar barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit pas ngjarjeve katastrofike.

Kompanitë e sigurimit do të kenë vetëm rolin e agjentit të shitjes. Një qytetar duhet të paguajë për një vit primin e sigurimit te një kompani sigurimi, prim të cilin kompania do ia kalojë shtetit, konkretisht Fondit për Tërmetet. Kompanitë e sigurimit do të marrin vetëm një komision nga shteti për ofrimin e këtij shërbimi. Primi mund të paguhet për një vit ose më shumë, me të drejtë rinovimi kontrate.

Por sa do të paguajmë dhe si do të jepet dëmshpërblimi?

Kjo pritet të përcaktohet në vijim me vendim të Këshillit të Ministrave. Megjithatë, në çdo rast, përmes Fondit për Tërmetet, shteti do të mbulojë 98% të dëmeve (brenda kufirit të shumës së sigurimit që do të përcaktohet) dhe 2% do të mbulohen nga vetë qytetari. Gjithashtu, primi do të llogaritet sipas një metodologjie ku përfshihen lloji i ndërtesës dhe nëse shtëpia është e ndërtuar në një zonë shumë sizmike apo jo. Dëmshpërblimi do të jepet brenda 3 muajve.

Për shtresat sociale në nevojë, do të jetë shteti ai që do të financojë primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet. Ky sigurim do të mbulojë vetëm dëmet në pronë dhe jo ato që lidhen me jetën.

Për ata që nuk do të sigurojnë shtëpinë nga tërmeti, nuk do t’i ofrohen më shërbime kadastrale, nuk do të marrin shërbime nga e-Albania dhe nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Shqipëria renditet e treta në Evropë nga EFEHR (The European Facilities for Earthquake Hazard and Risk), për rrezikun nga tërmetet. Tërmeti më i fundit dhe më shkatërruesi ishte tërmeti i nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, i cili preku mbi 200,000 njerëz në 11 bashki. Ky tërmet shkaktoi një ndikim të konsiderueshëm ekonomik, me kosto të drejtpërdrejta që përfaqësonin rreth 7.5% të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Më këtë e argumenton Ministria e Financave bërjen të detyrueshëm sigurimin e shtëpisë nga tërmetet.

Një nismë e tillë ka vite që diskutohet, ndërsa është hedhur për konsultim publik edhe më parë, në 2023. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular