HomeKronikeÇfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Tiranë?! Shpërthim me...

Çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Tiranë?! Shpërthim me lëndë plasëse në garazhin e një 39-vjeçari!

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje (24 korrik), ku për pasojë ka vetëm dëme materiale në disa automjete të parakuara.

Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur në portën hyrëse të një garazhi në pronësi të një 39-vjeçari.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Tiranë/Informacione paraprake.

-Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular