HomeKronikeE rëndë në Krujë, babai përplas aksidentalisht vajzën e tij të mitur!...

E rëndë në Krujë, babai përplas aksidentalisht vajzën e tij të mitur! 4-vjeçarja ndërron jetë në spital

Aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qerekë të Krujës.

Sipas policisë një 4-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi u përplas aksidentalisht nga i ati i saj.

Bëhet me dije, se ngjarja e rëndë ndodhi në ambjentet e biznesit të A.S., në Qerekë të Krujës.

Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular