HomeKryesoreKomisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Lufta ndaj korrupsionit, kyçe për anëtarësim. Çdo...

Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Lufta ndaj korrupsionit, kyçe për anëtarësim. Çdo vend kandidat duhet të forcojë institucionet e pavarura

Advertismentspot_img

Nga Varshava, pas takimit me kryediplomatin Sikorski, komisionerja Marta Kos u përqendrua edhe në luftën kundër korrupsionit që duhet thelluar në vendet kandidate.

“Pjesa kryesore e negociatave është lufta kundër korrupsionit e përfshirë në grupin e kapitullit të parë, themeloret. Siç mund ta shihni, është me rëndësi themelore që çdo vend kandidat për anëtarësim në BE të forcojë institucionet e pavarura të drejtësisë që janë në gjendje të luftojnë korrupsionin. Kjo është arsyeja pse përgatitjet për anëtarësim janë kaq të rëndësishme dhe pse negociatat kërkojnë kohë. Ne duam që këto struktura antikorrupsion të vazhdojnë të përballen me tendencat antidemokratike”.

Komisionerja Kos tha se lufta antikorrupsion duhet të vijojë edhe pasi këto shtete të bëhen anëtare të plota të BE-së.

“Zgjerimi sot ka të bëjë edhe me garantimin e paqes në Evropë. Nëse arrijmë që t’i përfshijmë të gjitha shtetet kandidate në BE, do të ndihemi edhe më të sigurt. Edhe kur u krijua BE-ja, ai kishte misionin e garantimit të paqes. Tani kemi 27 shtete anëtare që ndonjëherë marrin vendime me vështirësi sepse kërkohet konsensus. Duhet që ta shfrytëzojmë këtë mundësi gjeopolitike për të ribashkuar kontinentin tonë duke investuar edhe në vendet kandidate”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular