HomeEkonomiModeli turk i sigurimeve do të zbatohet në Shqipëri/Si funksionon në Turqi...

Modeli turk i sigurimeve do të zbatohet në Shqipëri/Si funksionon në Turqi dhe Rumani skema e detyrueshme për tërmetet?

Sipas projektligjit të Ministrisë së Financave për sigurimin e detyrueshëm të banesës nga tërmeti, ky model është frymëzuar nga praktikat e suksesshme ndërkombëtare, veçanërisht nga vendet si Turqia dhe Rumania, të cilat kanë arritur të reduktojnë ndjeshëm koston fiskale dhe ekonomike që shkaktojnë katastrofat natyrore.

Por si funksionon konkretisht kjo skemë në Turqi dhe Rumani?

Turqia është një vend shumë i rrezikuar nga tërmetet, ndaj për të garantuar një mbulim të plotë të dëmeve, sigurimi nga tërmetet është bërë i detyrueshëm që në 1999, por zbatimi ka nisur pak më vonë.

Në Turqi, pronarët e shtëpive, mund të drejtohen në kompaninë më të afërt të sigurimeve ose degën e bankës për të siguruar pronën e tyre.

Shuma e primeve të policave që lëshohen çdo vit llogariten sipas llojit të ndërtimit të një banese, sipërfaqes së saj bruto, vitit të ndërtimit, numrit të kateve dhe në çfarë grupi të rrezikut nga tërmetet është lagjia e tyre. TCIP është institucioni shtetëror turk për sigurimin nga katastrofat, i cili kujdeset që të mbajë shumën e primit në një nivel që të gjithë qytetarët mund ta përballojnë.

Qytetaret që rinovojne kontratën e sigurimi çdo vit, përfitojne zbritje. Zbritjet ose shtesat në çmim aplikohen në përputhje me datën e ndërtimit dhe numrin e kateve.

Qytetari aplikon së pari në Qendrën e Thirrjeve të TCIP kur shtëpia e tij dëmtohet nga një tërmet. Ata duhet të dorëzojnë vetëm policën e tyre dhe/ose numrin e identifikimit kombëtar, adresën e plotë dhe numrin e telefonit të banesës së dëmtuar nga tërmeti për të hapur një dosje ndjekëse të kërkesës. Pasi kërkesa nga pala e siguruar të jetë paraqitur, Vlerësuesi i Humbjeve i TCIP viziton banesat e siguruara, ku dëmi vlerësohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe përcaktohet shuma e kompensimit.

Shuma e kompensimit dërgohet nga TCIP në degën më të afërt të bankës në emër të përfituesit.

Ndërkohë, në Rumani, skema e detyrueshme e sigurimit nga tërmeti menaxhohet që prej vitit 2009 nga një fond publik-privat ku aksionere janë kompanitë e sigurimit. Primi që paguhet në vit varion nga 10 euro deri në 20 euro, në bazë të llojit të ndërtesës. Pavarësisht se në Rumani, sigurimi nga tërmetet është i detyrueshëm, sërish ka një numër të madh qytetarësh që zgjedhin të mos e sigurojnë banesën e tyre. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular