HomeKultureNisi në Prishtinë festivali operistik “Ramë Lahaj & Friends”

Nisi në Prishtinë festivali operistik “Ramë Lahaj & Friends”

Në hapësirën e jashtme të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, mbrëmjen e djeshme, publiku pati kënaqësinë të përjetojë një natë magjike në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj & Friends”.

Festivali operistik e nisi rrugëtimin e tij me një mbrëmje kushtuar këngëtares së madhe Nexhmije Pagarusha.

Artistë të njohur si mezzosopranoja nga Egjipti Gala El Hadidi, Edona Reshitaj, Adhurim Grezda si edhe arbëreshë, të shoqëruar nga Gent Rushi Group, sollën emocione të veçanta për publikun.

Me moton “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure”, ky edicion i festivalit përçoi mesazhin e bashkimit përmes artit, duke e shndërruar natën në një përvojë të paharrueshme për qytetarët e Prishtinës.

“Kryeqyteti është krenar që mbështet këtë ngjarje të veçantë, e cila promovon kulturën, talentin dhe historinë tonë muzikore në skenën ndërkombëtare”, shkroi në rrjetet sociale kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama.

Festivali do t’i sjellë publikut një numër të madh artistësh të vlerësuar ndërkombëtarisht. Kulminacionin ky festival do ta ketë me shfaqjen në sheshin Skënderbeu të Prishtinës, natën e 2 gushtit, kur do të interpretojë Orkestra Simfonike e RTSH-së. Ky do të jetë i pari koncert i saj ku bashkëpunon me “Ramë Lahaj & Friends”. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular