HomePolitikeOpozitë e mazhorancë debate në Këshillin Bashkiak për pozicionin juridik të Veliajt...

Opozitë e mazhorancë debate në Këshillin Bashkiak për pozicionin juridik të Veliajt dhe hapësirat publike

spot_img

Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës zbresin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Kërkesa nga opozita për të futur si rend dite për diskutim situatën aktuale, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj u mor i pandehur një ditë më parë, shkaktoi debat mes anëtarëve të këshillit Dorian Telitit dhe Eridian Salianjit

Dorian Teliti: Kemi dy muaj që kemi për të dorëzuar kërkesën për të trajtuar situatën aktuale të kryetarit të bashkisë, i cili sot nuk gjendet në detyrë dhe nisur nga zhvillimet e djeshme, Veliaj nuk është një njeri nën hetim, por i pandehur, Domosdoshmëri që të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale të menaxhimit të bashkisë Tiranë. Po dëgjojmë në intervista, konkurse, thirrje të drejtorëve edhe nga stafe apo të njohur politikë që nuk janë pjesë e bashkisë. Bashkia e Tiranës është ekzekutivi dhe bashkë me Këshillin Bashkiak janë të vetmet autoritete që kanë të drejtën për menaxhimin e punëve.

Eridian Salianji: Në lidhje me diskutimin e pikës së parë për shkarkimin e zotit Veliaj, këtë pikë e kemi diskutuar në mbledhjen e kaluar, këshilli është shprehur për këtë pikë, zoti Teliti…folët nuk ju ndërpreva, ju lutem…sa i përket diskutimit për shkarkim është bërë një debat dhe është marrë një vendimmarrje, sa i përket komisionit financiar, kemi rënë dakord për ngritjen, është bërë debat se cilët do të jenë anëtarët. Zoti Telti s’bëj debat me ty fare.

Lidhur me qëndrimet që mban bashkia, por dhe rolin që ka patur në objektet e shembura në kuadër të aksionit ndërmarr nga qeveria për lirimin e hapësirave publike, kryetarja e Komanduar në Detyrë Anuela Ristani tha se asnjë nga këto struktura nuk ka patur leje.

Debate shkaktoi edhe çështja që lidhet me Pallatin e Kongreseve ku opozita akuzoi mazhorancën se po vepron me të njësoj me të njëjtat shkelje siç bëri me stadiumin ’’Selman Stermasi’’.

/rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular