HomePolitikeQeverisja në analizë, Rama mbledhje me dyer të mbyllura. Kryeministri jep lajmin:...

Qeverisja në analizë, Rama mbledhje me dyer të mbyllura. Kryeministri jep lajmin: Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë është njohur nga NATO

spot_img

Kryeninistri Edi Rama do të zhvillojë sot një mbledhje qeverie informale që do të mbahet në periferi të Tiranës.

Sipas burimeve, mbledhja ka në fokus analizën e punës që çdo ministri të qeverisë Rama.

Ministrat mësohet se do të raportojnë për punën e bërë dhe në mbledhje do bëhet bilanci i punes tyre.

Kujtojmë që mbledhja vjen në në një moment ku ka nisur operacionet për lirimin e hapësirave publike të zaptuara të zëna në mënyrë të paligjshme.

Këtë mandat qeveria Rama synon të plotësoj të gjitha reformat dhe objektivat e përcaktuara nga BE në kuadër të integrinit të vendit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore.

Kreu i qeverisë shprehet se Autoriteti i Aviacionit Civil ka përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut.

“MIRËMËNGJES  dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular