Në kuadrin e këtij aksioni për të pastruar territoret e akseve kombëtare, zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, zhvilloi një inspektim në aksin Kombinat-Ndroq-Plepa, për lirimin e hapësirave të subjekteve tregtare që rrezikojnë sigurinë rrugore. Zëvendëskryeministrja paralajmëroi ngritjen e një task force e cila do të jetë në terren gjatë gjithë muajit korrik duke këshilluara, paralajmëruar dhe gjobitur të gjithë ato subjekte që janë në kundravajtje.
“Unë do të shtoja, që do të lëm një afat kohor, duke nisur nga sot e për shtatë ditë, ose për të thënë më saktë në përfundim të muajit korrik, pra deri më 31 korrik, duhen pastruar me vullnet të plotë të gjithë territoret që vijnë afër rrugëve kombëtare. Në rast të kundërt ne do të vazhdojmë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, ku ndodhen akset kombëtare, aty ku ne kemi 3650 km, të cilat janë pjesë e invetarrit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ne do të ndërmarrim masa dhe gjoba, të cilat as nuk do të fshihen dhe as nuk do të falen.”
Zëvendëskryeministrja Balluku, paralajmëroi se do të zhvendosen kontrollet edhe në zonën e Niklës ndërsa deklaroi se gjithcka monitorohet përmes droneve.
“Sot territori i Shqipërisë kontrollohet me pamje satelitore, kontrollohet me dron dhe në kohë reale, kemi në ekranet e qendrave të monitorimit gjithçka që ndodh në territory, dhe duhet të kemi mirëkuptimin tuaj, dhe duhet të bëhet me vullnet dhe të mos ketë ndërhyrje nga IKMT.”
IKM në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar do të nis aksionin.
“Ne sot kemi ngritur një task forcë, pikërisht për këtë sektor. Që i takon sektorit të mjedisit, pikave të përpunimit të mermerrit, apo varrezave të makinave. Ne jemi në bahskëpunim dhe me Autoritetin Rrugor, që të fillojmë menjëherë këtë aksion si me gjoba, ashtu edhe me masa të tjera.”