HomeBotaTragjedi në Turqi, 10 punëtorë pyjor të vdekur gjatë përpjekjeve për shuarjen...

Tragjedi në Turqi, 10 punëtorë pyjor të vdekur gjatë përpjekjeve për shuarjen e një zjarri të madh

Një zjarr masiv në pyjet pranë qytetit Eskishehir në Turqi ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, ku 10 persona – punëtorë pyjorë dhe zjarrfikës vullnetarë – kanë humbur jetën gjatë operacionit për shuarjen e flakëve.

Lajmin e konfirmoi ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumaklı, i cili bëri me dije se në total 24 persona u bllokuan nga flakët, përfshirë 19 punëtorë pyjorë. 10 prej tyre nuk arritën të mbijetojnë.

Sipas raportimeve nga mediat turke, ndër të bllokuarit ndodhej edhe drejtori i Drejtorisë së Pyjeve në rajonin e Eskishehirit, Ismail Çetin.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së martës, në një zonë pyjore pranë fshatrave Büyükyayla dhe Fethiye, për t’u përhapur më tej edhe në provincën fqinje Afyonkarahisar.

Në terren janë angazhuar mjete të shumta ajrore dhe ekipe zjarrfikësish, të cilët po vijojnë përpjekjet për të vënë zjarrin nën kontroll.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun e shpërthimit të flakëve, ndërsa operacioni për kërkim-shpëtim dhe izolim të zjarrit vijon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular