HomeAktualitet“Mori në kurriz një fëmijë dhe një plak nga banesa që po...

“Mori në kurriz një fëmijë dhe një plak nga banesa që po digjej”, dëshmitarët: Shefi i komisariatit të Delvinës u plagos duke shpëtuar jetët në rrezik

Historia e Agim Trocit që u dogj gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit në fshatin Kalasë, nuk njihet nga të gjithë, përvecse nga dëshmitarët që kanë parë sot aktin e tij të pashembullt e frymëzues për të shpëtuar dhjetëra persona në rrezik nga zjarri.

Historia e tij, nuk është histori filmash, por një shembull frymëzimi për të gjithë shoqërinë.

Sipas dëshmisë së sjellë pranë BalkanWeb, nga persona që kanë qenë në vendngjarje, mësohet se shefi i komisariatit të Delvinës Agim Troci dhe shefi i krimeve Joni Lame  ishin pjesë e ekipit të punonjësve që prej 2 ditësh po luftojnë të shuajnë zjarret në Kalasë, por që sot dolën jashtë kontrollit.

E teksa zjarrëfikëset punonin me intensitet në terren, një banesë po digjej dhe brenda saj njerëz të pambrojtur, fëmijë e të moshuar që kërkonin ndihmë.

Komisar Troci, babai i 2 fëmijëve të mitur nuk u mendua 2 herë por u fut në banesë bashkë me kolegun e tij dhe nxorrën prej andej një fëmijë dhe gjyshen e tij.

Pasi nxorri jashtë shtëpisë, 2 personat të cilët i mbajti në kurriz, Troci u fut mes flakëve të shihte nëse kishte të tjerë persona që mund të kishin mbetur në banesë.

Por, u rrethua vetë nga flakët duke marrë disa plagë. Komisar Agim Troci nuk u spras por vijoi të kërkojë e të nxjerrë prej banesës të gjithë personat e mbetur brenda, ndonëse me plagë në trup. Ndërsa shefi i krimeve u asfiksua nga tymi.

Megjithatë, Agimi nuk preferoi të flasë për ngjarjen. Ai u transportua me helikopter drejt Tiranës dhe po trajtohet për plagë të shumta që ka marrë në bark, krahë dhe këmbë, në pavionin e djegieve në QSUT.

Ka qenë vetë drejtori i policisë së Shtetit Ilir Proda i cili ka përmendur sakrificën e tij, gjatë vizitës në pavionin e djegieve në QSUT, ku Agim Troci po merr ndihmë të specializuar.

“Shefi i Komisariatit Agim Troci është shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës që mishëron një oficer i Policisë së Shtetit.

Ai veproi me guxim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, për të mbrojtur jetën e të tjerëve.

Dua të falënderoj të gjithë, përfshirë Nënkomisar Eridionin, i cili ka pësuar asfiksi dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Delvinës, si dhe gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që, nën drejtimin e Komisar Trocit, me përkushtim dhe guxim, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë shpëtuar dhjetëra jetë qytetarësh, duke bërë të mundur evakuimin nga banesat e tyre deri jashtë zonës së rrezikut.

Ky akt është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe humanizmit të efektivëve në krye të detyrës”, tha Proda.

Agim Troci e kolegët e tij, kanë bërë krenar sot jo vetëm familjet e tyre, por të gjithë ne si shoqëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular