HomeKronikePërfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut, 30 mjete zjarrfikëse në vendngjarje

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut, 30 mjete zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në qytetin e Beratit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, bimësi dhe pisha, duke vënë në rrezik zonën përreth.

Më shumë se 30 mjete zjarrfikëse dhe dhjetra forca të MZSH-së janë angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit, por ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrenit të thyer malor dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve.

Forca shtesë janë kërkuar nga rrethet fqinjë për të përballuar situatën, ndërsa nuk raportohet për banesa apo jetë njerëzish të rrezikuara deri më tani.

Zjarri në malin Shpirag është një tjetër alarm për situatën e zjarreve në vend gjatë sezonit të verës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular