HomeKronikeEMRAT/Aksioni i SPAK, arrestohen 4 vetë! Kapen ora të shtrenjta, bizhuteri dhe...

EMRAT/Aksioni i SPAK, arrestohen 4 vetë! Kapen ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze! Akuza të reja ndaj Plarent Dervishaj dhe Erion Alibejt

Detaje të reja janë zbardhur pas aksionit të policisë me urdhër të SPAK. Siç bën me dije gazetarja Klodiana Lala, janë vënë në prangat e policisë 4 persona, dy prej tyre janë vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani.

Një tjetër i arrestuar është Ermir Ndreaj. Sakaq, personi i katërt ende nuk është bërë i ditur emri i tij. Ndërsa një tjetër person është në kërkim nga policia.

Përveç këtyre arrestimeve janë kapur ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze. Gjithashtu, në qelitë e burgut i janë komunikuar akuza të reja dy të burgosurve Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej.

Kanë qenë dëshmitë e këtij të fundit, që kanë çuar SPAK në goditjen e këtij grupi kriminal, pasi Alibej ka rrëfyer për dhjetëra ngjarje si dhe për trafikun e drogës. SPAK ka në dorë dëshminë e tij dhe biseda në aplikacionin Sky Ecc.

Plarent Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, ndërsa Erion Alibej akuzohet për disa vrasje me pagesë, por që ka statusin e të penduarit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular