HomeKronike"I mbante lekët për vete"/ Kjo është 26-vjeçarja që mbyti me tel...

“I mbante lekët për vete”/ Kjo është 26-vjeçarja që mbyti me tel të atin, në krim e ndihmoi dhe nëna

Personi në foto është 26-vjeçarja Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit.

Sipas hetuesve, ngjarja makabre dyshohet se është planifikuar, pasi para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.

Emanilda Rama ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.

Por kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafë nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale. Pas disa orëve në komisariat, Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë. E reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular