HomeAktualitetBorshi nën pushtetin e flakëve, zjarret kërcënojnë banesat dhe bizneset

Borshi nën pushtetin e flakëve, zjarret kërcënojnë banesat dhe bizneset

Flakët e zjarri në Borsh kanë marrë përmasa të mëdha, duke kërcënuar banesat dhe bizneset për shkak edhe të erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve.

Ministri i Mbrojtjes thotë se për të neutralizuar flakët në aksion janë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

“Teksa zjarrëfikësit dhe Forcat e Armatosura të stacionuara në Borsh gjatë natës siguruan perimetra sigurie përreth banesave, Policia e shtetit dhe punonjësit e emergjencave civile ndihmuan banorë dhe pushues të evakuohen nga zonat më të rrezikuara, duke shoqëruar drejt sigurisë 40 prej tyre”, shkruan ministri Pirro Vengu.

Ndërkohë zjarrfikësit e Himarës dhe Forcat e Armatosura vijojnë operacionin në terren duke bashkërenduar me ekuipazhet e helikopterëve për të eliminuar çdo rrezik, thekson ministri i Mbrojtjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular