Kryetarja e Gjykatës në PD-në e Berishës, Adriana Kalaja, mëse një herë është shprehur e irrituar dhe e zhgënjyer me çfarë ka ndodhur në PD. Ajo priste të ishte në listë, por Doktori vendosi Tabakun. Priste të ishte nga të votuarit e primareve, por Berisha me sa duket bëri thirrje jo vetëm të mos votohet, por të dalë shumë keq.
Në postimin e saj të fundit, ajo paralajmëron një zhvillim brenda PD-së dhe lë të kuptohet për një përplasje me drejtuesit e partisë. Kalaja flet për një ndjenjë të braktisjes, por edhe një qëndrim të palëkundur në raport me të vërtetën.
“Sido që të vijnë rrethanat dhe ngjarjet, e vetmja gjë që nuk më ka tradhëtuar në udhëtimin tim të jetës, është e VËRTETA.
Ndaj, e ndjek atë pa kushte dhe kundrejt sakrificave.
Qoftë edhe me pasoja.” – shkruan Kalaja.