HomeSportEnkileda Carja “pushton” Europën, 3 medalje ari dhe 5 rekorde për Shqipërinë...

Enkileda Carja “pushton” Europën, 3 medalje ari dhe 5 rekorde për Shqipërinë në peshëngritje

Shqipëria ka një tjetër kampione të madhe në peshëngritje. Enkileda Carja ka shkëlqyer në Kampionatin Europian për 17-vjeçarët që po zhvillohet në Madrid, duke u shpallur kampione e trefishtë e Europës dhe duke thyer pesë rekorde europiane gjatë garës.

Talentja 17-vjeçare nisi fuqishëm që në stilin e shkëputjes, ku vendosi rekord me 91 kg në provën e parë dhe më pas e përmirësoi menjëherë me 93 kg në provën e dytë.

Ajo tentoi të shtynte më tej kufirin me 95 kg, por këtë herë nuk ia doli. Gjithsesi, rezultati i mjaftoi për të siguruar medaljen e parë të artë.

Në stilin e shtytjes, Carja tregoi edhe një herë formën e saj të jashtëzakonshme: ngriti 109 kg në provën e parë, duke vendosur një tjetër rekord europian, dhe më pas e përmirësoi me 111 kg. Në provën e tretë tentoi 114 kg, por pa sukses – megjithatë, edhe këtu fituese absolute.

Në total, me një kombinim prej 204 kilogramësh, Enkileda Carja fitoi 3 medalje ari dhe la pas të gjitha rivalet, duke e ngjitur flamurin kuqezi në majën e podiumit në Madrid.

Ky është një tjetër kapitull i artë për peshëngritjen shqiptare, që vijon të prodhojë talente dhe të korrë suksese në arenën ndërkombëtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular