HomeKronikeDosja “Partizani”/ Kërkuan zëvendësimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin

Dosja “Partizani”/ Kërkuan zëvendësimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen ndaj tyre.

Kërkesa për përjashtimin kishte si objekt gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, të cilët përbëjnë trupën gjykuese në procesin ndaj kreut të PD dhe dhëndrit të tij, të akuzuar për çështje që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Pas shqyrtimit të pretendimeve, gjyqtari Erjon Çela vendosi mospranimin e kërkesës, duke i hapur rrugë vazhdimit të procesit gjyqësor me të njëjtën trupë gjykuese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular