HomePolitike“Jepet leja e ndërtimit, por pastaj shkon në drejtim të paditur”- Rama...

“Jepet leja e ndërtimit, por pastaj shkon në drejtim të paditur”- Rama paralajmëron arkitektët: Do të përballeni me pasoja ligjore

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar arkitektët se nëse projektet e tyre, për të cilat është dhënë leja e ndërtimit, ndryshojnë gjatë rrugës do të përballen me pasoja ligjore.

Kreu i qeverisë u shpreh se projektet duket të realizohen besnikërisht, duke theksuar se “bëhet gjithë ajo punë për ti filtruar dhe kaluar në procesin e aprovimit, jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në drejtim të paditur në një pjesë shumë të madhe të rasteve.”

“Nuk po diskutoj detaje të vogla, por në volum që ndryshojnë”, shtoi ai.

Edi Rama: Projektet me arkitektë të huaj kanë ngjallur interes të madh. Nuk është më një interesim kulturor, por i investitorëve.

Nga njëra është besueshmëria e arkitektëve dhe nga ana tjetër është besueshmëria e vetë projektit për t’u realizuar ashtu si e ka paraparë projekti i arkitektit.

Jo për tu marrë leja dhe pastaj për të përfunduar në fund një projekt që as arkitekti nuk e njeh më si projektin e vet.

Projektet duhen realizuar besnikërisht sepse bëhet gjithë ajo punë e madhe nga arkitektët dhe investitorët e ndërtuesit, bëhet gjithë ajo punë për ti filtruar dhe kaluar në procesin e aprovimit, jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në drejtim të paditur në një pjesë shumë të madhe të rasteve.

Nuk po diskutoj detaje të vogla, por në volum që ndryshojnë. Nga njëra anë është të adresojmë problematikën përmes masave të reja ligjore që patjetër përfshijnë arkitektin si personi garant i projektit që merr përgjegjësinë morale e ligjore për realizimin. Por nuk është thjesht çështje masa ligjore, por çështje vetëdije nga ana e investitorëve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet burim shumë i shpejtë, i thjesht dhe konsiderueshëm të ardhurash në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek paraqitja e kleringu, janë dy forma ishin të pranueshme për një periudhe të caktuar kohem por sot mund të mos jenë kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular