HomeKronikeKapet 23-vjeçari me armë zjarri, kamuflohej duke lëvizur me taksi për t’iu...

Kapet 23-vjeçari me armë zjarri, kamuflohej duke lëvizur me taksi për t’iu shmangur policisë! E pëson edhe kushëriri i tij

spot_img

Një 23-vjeçar nga Lezha është arrestuar në kryeqytet gjatë një operacioni të koduar “Destinacioni”, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri në një automjet taksi.

Në pranga ra shtetasi P. Gj., ndërsa kushëriri i tij, Xh. Gj., 24 vjeç, u procedua penalisht në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Operacioni u zhvillua pas marrjes së informacioneve operative se një shtetas që udhëtonte me taksi mbante me vete armë zjarri. Mjeti u ndalua në Rrugën e Dibrës, ku pas kontrollit, në çantën e 23-vjeçarit u gjet një armë zjarri pistoletë me municion.

Sipas Policisë, i riu është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa ndaj kushëririt të tij është ngritur akuza për “Moskallëzim të krimit”.

Njoftimi i policise

Lëvizte me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, pasi kishte me vete armë zjarri, arrestohet 23-vjeçari, banues në Lezhë.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

Procedohet penalisht kushëriri i 23-vjeçarit, i cili e shoqëronte në mjet.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas që levizte me taksi, posedonte 1 armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Destinacioni”.

Gjatë operacionit, u ndalua në Rrugën e Dibrës, taksia me të cilën lëviznin shtetasi P. Gj., 23 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi Xh. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Lezhë. Nga kontrollet, në çantën e 23-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shtetasi P. Gj. u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular