HomeAktualitetKosova ndaloi lëvizjet e kamionëve në autostrada, radhë kilometrike në doganën e...

Kosova ndaloi lëvizjet e kamionëve në autostrada, radhë kilometrike në doganën e Vërmicës, në rrugën Morinë-Kukës

Radhë kilometrike kamionësh të tonazhit të rëndë janë regjistruar sot në pikën kufitare të Vërmicës, në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Mjetet e rënda, të ngarkuara me mallra, janë të parkuara në dy kolona të gjata, duke pritur për të hyrë në territorin e Kosovës.

Radhët nisin nga fshati Bardhoc dhe shtrihen deri në hyrje të doganës së Vërmicës. Shkak për këtë situatë është masa e ndalimit të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë, e cila ka qenë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:00 çdo ditë, sipas vendimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës.

Kjo masë u mor për të mbrojtur infrastrukturën rrugore nga dëmet që mund të shkaktohen për shkak të temperaturave ekstremisht të larta gjatë muajit korrik.

Sot ishte dita e fundit të këtij kufizimi, që ishte i vlefshëm për autostradat dhe rrugët rajonale në gjithë territorin e Kosovës, gjatë 15 ditëve të fundit të muajit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular