HomeLifestyleLionel Messi “rrëmben” skenën në koncertin e Coldplay, futbollisti shfaqet krah bashkëshortes!...

Lionel Messi “rrëmben” skenën në koncertin e Coldplay, futbollisti shfaqet krah bashkëshortes! Chris Martin i përshëndet publikisht: Vëllai im i bukur

Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij Antonela Roccuzzo kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale me një paraqitje të papritur gjatë koncertit të Coldplay në “Hard Rock Stadium”, në Miami.

Ndërsa turma po shijonte muzikën dhe energjinë e Chris Martin dhe bandës së tij, një moment i papritur ndezi atmosferën në stadium: fytyra e Messit u shfaq në ekranin gjigant, duke shkaktuar menjëherë brohorima dhe thirrje “Messi! Messi!” nga fansat.

Futbollisti argjentinas, buzëqeshi me modesti, ndërsa përkrah tij, Antonela shkëlqente, duke kërcyer dhe duke shijuar koncertin.

Por surpriza nuk mbaroi me kaq. Chris Martin, në mes të performancës, ndaloi gjithçka për të përshëndetur personalisht kampionin botëror:

“Lio, vëllai im i bukur. Ti dhe gruaja jote dukeni fantastik. Faleminderit që erdhët sonte. Je sportisti më i madh i të gjitha kohërave.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular