Kryeministri Edi Rama ka postuar videon e radhës në rrjetet sociale nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
Në Tiranë, Rama ka ndarë pamjet e disa personave tek po çmontojnë tendën e një biznesi.
Teksa duken mbi tendë duke çmontuar, Rama shkruan: Eh mër çuna vap e modhe e di, po duhet ajrosur lagjja apo jo?
Nismat e aksionit kundër zaptimit të hapësirave publike kanë nisur të duken në qytetet e Shqipërisë me sipërfaqe të çliruara nga tavolinat, karriget dhe sendeve të tjera.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se Shkodra ka filluar të marrë frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike dhe bashkëpunimit me bizneset, që sipas tij e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj përpjekjeje.
Ditët e fundi në të gjithë territorin nisi aksioni i lirimit të hapësirave publike, kërkesë kjo që sipas kryeministrit është bërë nga vetë qytetarët.