Partia “Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i kaloi mandatin e deputetit Kleana Xhuvelit.
Sipas “Shqipëria Bëhet”, vendimi i KQZ-së bie ndesh me qëndrimin zyrtar të kësaj force politike, e cila i kishte paraqitur komisionit qëndrimin për njohjen e dorëheqjes së disa kandidatëve nga lista shumëemërore, përfshirë dhe znj. Xhuveli.
Në vend të saj, sipas këtij subjekti, mandati i deputetit duhet t’i kalonte Adriatik Lapajt, si kandidati i radhës në listë, i cili nuk kishte hequr dorë dhe kishte marrë mbështetje të gjerë qytetare.