HomePolitikeMbyllen hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, nis komunikimin e akuzave. Edhe Pirro Xhixho...

Mbyllen hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, nis komunikimin e akuzave. Edhe Pirro Xhixho në SPAK. Shtyhet komunikimi i vendimit për Fatime Kryemadhin 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi sot hetimet mbi dosjen që përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin, ndërsa ka nisur me komunikimin formal të akuzave.

Fatime Kryemadhi

Akuzat përfshijnë veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarimin e pasurisë.

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit e përfshirë në dosje u paraqit sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, por komunikimi i vendimit për nënën e deputetes u shty për nesër, 29 korrik.

Mësohet se Fatime Kryemadhi u largua nga SPAK pasi i është kerkuar nga Prokuroria të paraqitet nesër me një avokat tjetër, sepse nuk mund të përfaqësohet me të njëjtin avokat të Monika Kryemadhit.

Mësohet se deputetja e PL, Monika Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë. Ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të PL, Ilir Meta.

Gjithashtu në SPAK u paraqitën sot për njohje të akuzave Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.

Ema Çoku
Ema Çoku
Pirro Xhixho

Pirro Xhixho, babai i deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, është paraqitur sot ne SPAK.

Pirro Xhixho

Xhixho do të njihet zyrtarisht me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  përfundoi sot hetimet mbi dosjen që përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin, ndërsa ka nisur me komunikimin formal të akuzave.

Akuzat përfshijnë veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarimin e pasurisë.

Mësohet se deputetja e PL, Monika Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë. Ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të PL, Ilir Meta.

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit pritet të paraqitet sot në ambientet e SPAK.

Ndërsa Ema Çoku është paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihet me akuzat e hetuesve.

///

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit pritet të paraqitet sot në ambientet e SPAK.

Ndërsa Ema Çoku është paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihet me akuzat e hetuesve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular