HomeKronikeMerr tjetër kthesë vdekja e 52-vjeçares që u gjet e pajetë në...

Merr tjetër kthesë vdekja e 52-vjeçares që u gjet e pajetë në banesën e djegur! Dyshohet se është vrarë! Sekuestrohen kamerat e sigurisë, disa persona të shoqëruar

Zjarri që përfshiu një banesë në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku u gjet e pajetë 52-vjeçarja Kozeta Teço, po hetohet tashmë si ngjarje kriminale.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet kryesore janë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se bëhet fjalë për një rast të mundshëm vrasjeje.

Ekspertët mjeko-ligjorë që kanë kryer këqyrjen paraprake të trupit të viktimës kanë konstatuar shenja të jashtme dhune, çka përforcon dyshimet se ajo mund të jetë vrarë para se banesa të digjej.

Hetimet paraprake kanë nxjerrë në pah se pista kryesore mbi të cilën po punohet është ajo e një konflikti për motive pronësie.

Në vendngjarje janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të dy objekteve pranë pallatit ku ndodhej banesa e 52-vjeçares.

Gjithashtu, disa persona janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe po merren në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular