Rreth orës 13:40 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor.
Sipas burimeve nga vendngjarja në aksident janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një tjetër automjet tip i vogël

Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca dhe forca të policisë, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të lënduarve dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment.

Paraprakisht raportohet se dy shtetas të huaj ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e përplasjes.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Peqinit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor është rënduar për shkak të ngjarjes.