HomeKulturePanairi i Librit në Ulqin, edicioni i 24-t bashkon kulturën dhe lexuesit...

Panairi i Librit në Ulqin, edicioni i 24-t bashkon kulturën dhe lexuesit deri më 31 korrik

Sheshi i Suvenireve u kthye mbrëmjen e së dielës në një hapësirë kulturore me hapjen zyrtare të edicionit të 24-t të Panairit të Librit “Ulqini 2025”.

Kjo ngjarje letrare, që tashmë është bërë tradicionale në qytetin bregdetar, mblodhi shumë vizitorë, dashamirës të librit dhe personalitete të botës politike e kulturore.

Edicionin e 24-t e përshëndeti Ministri për Pakicat, Fatmir Gjeka, i cili e vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti për pasurimin kulturor të komunitetit.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu dhe organizatorja Irena Toçi u shprehën mbi ndikimin që ka ky panair në trevën shqiptare të Malit të Zi.

Është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në qytetin tonë, e cila tashmë është shndërruar në një traditë të dashur, në një piketim të çmuar për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e fjalës së shkruar,” deklaroi z. Nimanbegu.

Në çdo panair kam falënderuar pikësëpari themeluesit e tij, z. [Gëzim] Hajdinaga dhe z. [Fatmir] Toçi. Pa ëndrrën e tyre dhe pa atë fillim aventuresk të para 24 viteve, ndoshta nuk do ta kishim sot këtë event,” tha znj. Toçi.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 31 korrik nga ora 18:00 deri në 24:00. /rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular