HomePolitike“Program me AI për të monitoruar me kamera kantieret e ndërtimit”, Rama:...

“Program me AI për të monitoruar me kamera kantieret e ndërtimit”, Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë

Kryeministri Edi Rama ishte sot Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që mbështet universitetet dhe sipërmarrjen e re. Gjatë vizitës, ai ndoqi prezantimin e një start-up-i të krijuar nga të rinj shqiptarë, që synon të sjellë risi në financimin e sektorit të ndërtimit.

Në fjalën e tij, Kryeministri paralajmëroi masa të reja për monitorimin e kantierëve të ndërtimit, përmes përdorimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Gjithashtu, Kryeministri njoftoi se do të vendoset detyrimisht që kompanitë me mbi 100 punonjës të krijojnë një departament informacioni që të merret me aspektin teknologjik të operacioneve të tyre.

“Kantieret e ndërtimit do të kenë kamera dhe do të monitorohen 24 orë. Kjo do t’ju ndihmojë në ndjekjen e punës dhe është shumë e vlefshme në lidhje me sigurinë dhe zbatimin e projektit. Përmes një programi monitorimi me AI mund të ndiqet kantieri nga larg e mund të shikohet edhe korrektësia e punës në raport me projektin, jo vetëm me perimetrin. Po përfundojmë edhe qendrën e monitorimin me dronë dhe satelitë që do të na japë mundësi të ndjekim në kohë reale të gjithë ndryshimet në territor.
Do ta vendosim fillimisht të detyrueshme për kompanitë mbi 100 punonjës që të kenë një departament të informacionit që të merret me pjesën e teknologjisë. Do të na përgatisë për atë që na pret pas integrimit në BE sa i përket biznesit privat. Ju sugjeron të informoheni më shumë se cfarë pritet të ndodhë, do të jetë shumë e vështirë dhe sfidë e madhe për kompanitë tona t’i mbijetojnë atij tregu”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular