HomeEkonomi576 mln lekë për rrugët lidhëse në Tunelin e Llogarasë/ARRSH hap tenderin,...

576 mln lekë për rrugët lidhëse në Tunelin e Llogarasë/ARRSH hap tenderin, synohet lehtësimi i trafikut

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e rrugëve lidhëse në Tunelin e Llogarasë. Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë projekt është 576 milionë e 395 mijë lekë.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, segmenti rrugor rruga lidhëse me Tunelin e Llogarësë (Palasë) fillon pas daljes së tunelit, rreth 1 km larg, më pas vazhdon në rrugën ekzistuese për një tjetër kilometër.

Rruga që do të bëjë lidhjen e tunelit me pjesën e ndërtuar të Palasë- Dhërmi, do të shërbejë për ndërlidhjen e zonave bregdetare të jugut për mjetet e transportit nga Orikumi në Himarë, kalon nga Qafa e Llogarasë deri në Himarë e me tej.

Kryqëzimi ekzistues që bën lidhjen e rrugës së re Palasë-Dhërmi, me aksin e vjetër do konceptohet në formë rrethrrotullimi. Nga ky rrethrrotullim deri tek rrethi tashmë i ndërtuar janë edhe 600 metër gjurmë komplet e re. Gjurma e objektit ka në përbërje dy akse rrugore.

Referuar dokumentit, ky projekt ka për qëllim, të rehabilitojё gjurmën ekzistruese, nga dalja e tunelit tё Palasёs, deri tek kryqёzimi ekzistues i rrugёs sё re me rrugёn e vjeter dhe të projektojё ndёrtimin e njё rruge tё re, nga kryqёzimi ekzistues deri tek rrethrrotullimi i projektit Palasё- Dhёrmi, tashmё nё ndёrtim.

Ndërkohë, gjatë stinës së verës përgjatë gjatësisë së saj ndeshemi me formimin e kolonave të trafikut automobilistik. Situatë e krijuar kryesisht nga fluksi i madh i turistëve në këtë zonë. Ndërsa gjatë stinës së dimrit, kushtet teknike për kalimin e këtij segmenti, lidhur ngushtë me karateristikat gjeografike të zonës, përkeqësohen duke rritur rrezikun e incidenteve që mund të ndodhin në të.

Duke u bazuar në të dhënat e publikuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit , zona në fjalë ka potencial të lartë ekonomik. Zona e Palasёs, Himarës dhe Dhërmiut paraqiten si zona strategjike për zhvillimin e turizmit në këtë zonë, të kushtëzuara edhe nga vlerat e rralla mjedisore që zona zotëron.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular