Deputetja e PD-së, Ina Zhupa këtë të hënë ka vizituar në spital kryekomisarin e djegur në zjarret e Delvinës, Agim Troci. Zhupa u ndal te rendësia që akte të tilla për të frymëzuar të mirën në shoqëri dhe te nevoja që shteti ta shpreh vlerësimin dhe në pikëpamjen profesionale dhe monetare dhe jo thjesht me falënderime si çdo qytetar.
Vizitova sot në spital, ku është i shtruar prej disa ditësh, Komisar Agim Trocin, një hero i gatshëm për çdo sakrificë, që ka mirënjohjen e gjithë shoqërisë. Komisar Troci, mund të kishte zgjedhur zyrën si shef, po zgjodhi terrenin dhe u fut pa menduar dy herë për të shpëtuar një fëmijë 10 vjecar nga flakët e zjarreve të tmerrshme që prej ditëve kanë zaptuar Delvinën.
Nga biseda me stafin mjekësor tregojnë për një guxim të komisarit dhe gjatë trajtimit mjekësor që e ka ndihmuar në procesin e rikuperimit. Shembulli i tij i sakrificës dhe kurajos është një frymëzim për të gjithë ne. Shoqëria ka nevojë për të vlerësuar figura të tilla që i bëjnë nder me aktet e tyre fisnike.
Të gjithë shprehim falenderime ndërsa shteti duhet ta nderoj me akte konkrete në vlerësimin e tij profesional dhe material. Shërim të shpejtë komisar Troci!