Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e djeshme një konferencë për mediat.
Berisha gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 majit të cilat i cilëson si farsën elektorale më të shëmtuar në historinë e vendit tonë. • Ai shtoi se kjo farsë është hap vendimtar drejt zhvlerësimit të plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe instalimit të narkoshtetit. • Kryedemokrati thekson se gazetatarët dhe analistët në vend që të ndalen te pasojat narkoshtetit merren me tematika që i dikton zyra e kreministrit Edi Rama. • Ai tha se mediat e huaja prestigjioze kanë publikuar dhjetëra artikuj ku flasin për vendin tonë dhe sesi narkoshteti ka marrë pushtetin në dorë. • Sipas tij votuesve u janë premtuar vende pune në këmbim të votës. • Ai më tej shtoi se policia duke e cilësuar si terroriste politike përdor miklimin dhe kërcënimin. • Berisha theksoi se ka raste të shumta që përsona të caktuar kanë familjarë në punë dhe janë kërcëuar se do hiqen nga detyra. • Berisha u shpreh se pas kryeministrit Edi Rama armiku kryesor i votës është kreu i SPAK, Altin Dumani. • Sipas Berishës Dumani e ka faktuar këtë pasi edhe pse ka marrë dhjetëra padi i ka mbyllur dhe nuk heton asnjë nga rastet. • Ai shtoi se Dumani është mercenar i narkoshtetit. • Berisha shtoi se çështja “Braçe” është dërguar te Prokuroria e Tiranës. • Berisha shton se çështja është dërguar në Prokurorinë e Tiranës sa për të larë duart me të.• Ai tha se çështja ka ndodhur në një kohë kur është krim elektoral dhe Braçe është deputet. • Berisha u shpreh se denoncimet për votën e diasporës do ti çojë në Gjykatë por theksoi se ato janë të kontrolluara. • Ai tha se pasi ta çojnë çështjen në Gjyjatën Kushtetuese do të vijojnë më tej në Strasburg.