HomeKronikeGjendet një trup i pajetë pranë urës së Drinit të Zi, në...

Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Drinit të Zi, në Kukës. POLICIA sqaron ngjarjen

Një trup i pajetë është gjetur dje pasdite pranë ”Urës së Drinit të Zi” në Kukës.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, Kukës, ai ende nuk është identifikuar. 

“Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, tha policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular