HomeKryesoreHapen aplikimet në universitete/Viti akademik 2025–2026, maturantët mund të aplikojnë për 10...

Hapen aplikimet në universitete/Viti akademik 2025–2026, maturantët mund të aplikojnë për 10 programe

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije hapjen zyrtare të aplikimeve për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitetet shqiptare për vitin akademik 2025–2026.

Të gjithë maturantët kanë tashmë mundësinë të aplikojnë online deri në 10 programe studimi, përmes platformës zyrtare ualbania.al, një platformë e digjitalizuar që synon të thjeshtojë procedurat për të rinjtë dhe të garantojë transparencë në sistemin e pranimeve.

Sipas njoftimit të ministres Manastirliu, sistemi do të jetë i hapur nga sot deri më 3 gusht, duke i dhënë kohë të mjaftueshme çdo maturanti që të analizojë me kujdes preferencat e tij dhe të përzgjedhë programet e studimit, sipas interesave, preferencave dhe rezultateve të arritura. Ndërsa fazat e mëvonshme do të përfshijnë shpalljen e fituesve, regjistrimet dhe raundet plotësuese për vendet bosh.

Ndërkohë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njofton se Universiteti Bujqësor i Tiranës, në partneritet me BOKU, Vjenë ka hapur dyert për një arsimim cilësor dhe mundësi unike ndërkombëtare.

Maturantët mund të aplikojnë nga datat 29 korrik deri më 03 gusht dhe të behën pjesë e 9 programeve që ndërtojnë profesionistët e së nesërmes. Kjo nismë synon të krijojë profesionistët e së ardhmes në fusha si bujqësia, mjedisi, menaxhimi i burimeve natyrore etj. Studentët do të kenë mundësi të përfitojnë nga diploma e njohur ndërkombëtarisht, e cila do të jetë pasaporta akademike dhe profesionale europiane për ta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular