HomeRajoniKosova në ngërç politik, ish-ambasadori Çejku: Po humbin kohë dhe energji, zgjedhjet...

Kosova në ngërç politik, ish-ambasadori Çejku: Po humbin kohë dhe energji, zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të jenë zgjidhja e vetme

Ish-ambasadori Arben Çejku, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “News24”, komentoi zhvillimet politike në Kosovë, ku pavarësisht përfundimit të zgjedhjeve prej muajsh, Kuvendi ende nuk është konstituuar.

Çejku theksoi se roli i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjidhja e krizave politike, por interpretimi i Kushtetutës, ndërsa theksoi se vendimet politike kërkojnë vullnet dhe përgjegjësi nga liderët.

“E mira do të ishte që Gjykata Kushtetuese të mbante distancë nga krizat politike, sepse nuk është detyra e saj të japë zgjidhje për çdo situatë politike. Ato kërkojnë vullnet politik,” tha ai.

Ai kritikoi qëndrimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë se “lakmia për një mazhorancë absolute është bërë modë dhe është për të ardhur keq.”

Sipas Çejkut, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ishin rruga më e drejtë për të zgjidhur ngërçin:

“Le të përballen në zgjedhje. Nëse Kurti fiton sërish, le të qeverisë dhe të zgjedhë edhe kryeparlamentaren. Kjo do të ishte mënyra më e mirë që Kosova të tejkalojë këtë krizë.”

Ai paralajmëroi se vendi po humb kohë dhe energji, ndërsa Serbia po fiton terren në arenën ndërkombëtare: “Kosova është në një ngërç qesharak. Partnerët ndërkombëtarë janë të lodhur. Ndërkohë Serbia po lëviz, ambasadori i saj në SHBA ka ftuar presidentin Trump për një vizitë në Beograd.”

Çejku shtoi se edhe shpërbërja e Kuvendit nuk është e lehtë, pasi parlamenti ka përfunduar gjysmën e mandatit, por mbetet i pakonstituuar. Ai përfundoi duke thënë se një interpretim kushtetues dhe një ndërhyrje e Presidentit mund të jenë të nevojshme për të hapur rrugën drejt zgjedhjeve të reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular