HomeAktualitetRiintegrimi i personave në konflikt me ligjin, Bashkia Kamëz firmos marrëveshje me...

Riintegrimi i personave në konflikt me ligjin, Bashkia Kamëz firmos marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Flasin kryebashkiaku Suli dhe Klevis Qose

Kryetari i Bashkise Kamez Rakip Suli dhe bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, z. Klevis Qose firmosen te henen nje marrveshje bashkepunimi me fokus fokus në riintegrimin e personave në konflikt me ligjin. Te dy drejtuesit e vleresuan angazhimin e perbashket ne kete drejtim.

Statusi i kryebashkiakut Rakip Suli

Sot bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, z. Klevis Qose, me të cilin nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me fokus në riintegrimin e personave në konflikt me ligjin .

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe një komuniteti më të fortë e solidar .

Gjatë takimit, pata mundësinë të ndaj vizionin dhe projektet zhvillimore të Bashkisë Kamëz, që synojnë rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët tanë

Vlerësoj bashkëpunimin institucional dhe angazhimin e përbashkët për ndërtimin e një modeli funksional dhe të qëndrueshëm për përfshirjen sociale

Statusi i kreut te Burgjeve Klevis Qose
Marrëveshjet e bashkëpunimit për riintegrimin e personave në konflikt me ligjin janë një angazhim i përhershëm për t’i kthyer ata në individë më të dobishëm për shoqërinë.

Sot pata kënaqësinë të isha me Kryetarin e Bashkisë Kamëz, z. Rakip Suli , me të cilin nënshkruam një marrëveshje me fokus në krijimin e mundësive reale për përfshirjen sociale të kësaj kategorie.

Ky bashkëpunim nuk është vetëm formalitet, por një hap konkret drejt ndërtimit të një komuniteti më gjithëpërfshirës dhe më të qëndrueshëm.

Vlerësoj angazhimin dhe vizionin e përbashkët për t’i qëndruar pranë çdo individi që kërkon një mundësi të dytë në jetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular