HomeAktualitetShkarkohet nga detyra prokurorja Eranda Laze, motra e ish-ministres dhe deputetes Ermonela...

Shkarkohet nga detyra prokurorja Eranda Laze, motra e ish-ministres dhe deputetes Ermonela Felaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi përfundimisht ngadetyra prokuroren e Tiranës, Eranda Laze. 

Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 811, datë 08.11.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Eranda Laze. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 29.07.2025, në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Për një ngastër toke dhuruar bashkëshortit, trupi gjykues i KPA vlerëson se Laze nuk shpjegoi bindshëm marrëdhënien e bashkëshortit me dhuruesit.

Të pamjaftueshme për masë janë gjetur dhe udhëtimet me persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale, megjithëse u konstatua se tregojnë për pakujdesi.

Laze nuk arriti të provojë ligjshmërinë e burimeve për dy apartamente banimi në Tiranë, të blera për vlerën 81,284 Euro dhe të një automjeti.

Eranda Laze është motra e deputetes socialiste Ermonela Felaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular